Thanë se “Parasite” s’ka nevojë për një Oscar, por Oscars kanë nevojë për “Parasite” dhe patën të drejtë.

“Parasite” fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë të vitit duke u bërë kështu filmi i parë jo në anglisht që merr këtë çmim.

Në gjithë historinë e Oscars, janë nominuar vetëm 11 filma ndërkombëtarë në kategorinë e Filmit më të Mirë.

“Parasite” fitoi edhe për Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë dhe Filmi më i Mirë në gjuhë të huaj.

Filmi thriller-komedi është vepër e regjisorit nga Koreja e Jugut, Bong Joon-ho. Përsa i përket fabulës, Kim Ki-taek, gruaja e tij Chung-sook dhe fëmijët Ki-woo dhe Ki-jeong jetojnë në një apartament të vogël, gjysmë-bodrum dhe përballen me probleme ekonomike, derisa takohen me një familje të pasur, ku edhe nis zhvillohet dinamika e intrigës befasuese.

Për momentin, filmi është i disponueshëm në Apple Tv dhe Amazon.