Një ngjarje e rëndë është shënuar në Xhorxhia të SHBA-së. Raportohet se një 12-vjeçare ka ndërruar jetë si rezultat i tërthortë i një infektimi të rëndë nga parazitët e kokës.

Policia ka thënë se dhoma ku qëndronte fëmija, ishte e mbushur me insekte dhe minj. Vajza e identifikuar si Kaitlyn Yozviak ndërroi jetë nga një arrest kardiak.

Besohet se pickimet e përsëritura nga parazitët, i ulën nivelet e hekurit në gjak dhe kjo dyshohet nga mjekët se është shkaku kryesor i sulmit kardiak. Kur agjentët arritën në shtëpi dhe gjetën trupin e saj, dhoma ishte e ndyrë dhe e amortizuar, ndërsa parazitë të shumtë gjendeshin në të gjithë hapësirën e shtratit.

Në polici prindërit e të ndjerës, mamaja Mary Katherine dhe babai Joey Yoziviak kanë deklaruar se e bija kishte më shumë se një javë e gjysmë pa u larë. Ndërkaq, raportohet se prindërit janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje të shkallës së dytë si edhe mizori ndaj fëmijëve.

Autopsia përcaktoi se vdekja erdhi si pasojë e “dhimbjes të madhe prej neglizhencës mjekësore”. Pas vdekjes së Kaitlyn hetuesit kontrolluan shtëpinë familjare dhe zbuluan se 12-vjeçarja ishte detyruar të jetonte në kushte të ndyra, me krimba e insekte që dilnin në çdo sipërfaqe.

Shtëpia përshkruhej gjithashtu si “e mbushur me një numër shumë të madh macesh”.

Shërbimet e fëmijëve në Georgia më parë kishin marrë dy fëmijë nga kujdestaria e prindërve të Kaitlyn prej kushteve të rënda sanitare të shtëpisë.

Një çift kishte ofruar të adoptonte vajzën, por Yozviak e Horton ndryshuan mendje pasi fillimisht kishin pranuar të adoptohej.

Gjyshja e Kaitlyn, Anna Horton tha se kishte qenë e gatshme të kujdesej për famijën sikur shërbimet sociale të kishin ndërhyrë për ta hequr nga kujdestaria e prindërve .

Vogëlushja Kaitlyn mësonte mirë në shkollë. Mësuesja e saj Lelin Holt: “Ishte një vajzë aq e ëmbël, gjithmonë e respektueshme, asnjëherë nuk krijonte probleme”.