Paris Hilton ndahet nga aktori amerikan Chris Zylka. Sipas revistës People ka qenë 37-vjeçarja që ka hequr dorë nga kjo lidhje që nisi në janar të 2018-s.

“Ata janë ndarë disa javë më parë. Lidhja e tyre po rritej me një shpejtësi të madhe dhe ajo e kuptoi që kjo gjë nuk ishte e duhura për të”,-ka treguar një burim për People.

Tani Paris është e fokusuar tek karriera e po udhëton nëpër botë duke promovuar produktet e lëkurës dhe parfumet e saj. Trashëgimtarja e famshme dhe ish i fejuari i saj kanë mbetur miq të mirë.