Një muaj pasi festuan përvjetorin e tyre të 75, një nuse lufte britanike dhe bashkëshorti i saj kanadez, u ndanë nga jeta njëri pas tjetrit me pak orë diferencë në një spital në Ottawa. Fëmijët e tyre, të shokuar, thanë se vdekjet e tyre ishin “krejtësisht të palogjikshme”.

Jean Spear, 94 vjeçe, u njoh me bashkëshortin e saj, George Spear në një sallë vallëzimi në Londër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo vdiq në katër të mëngjesit të ditës së premte, pasi ishte shtruar në spital për pneumoni. Pak orë më vonë, George mori frymë për herë të fundit.

Sipas gazetave lokale, George, një veteran lufte 97 vjeçar, “ra në gjumë të thellë” dy ditë pasi Jean u shtrua në spital. Me shpejtësi u dërgua në të njëjtin spital dhe ndërroi jetë në dhjetë të mëngjesit të së premtes.

Spears-ët u martuan në gusht të 1942-shit në Britani ku George po shërbente si ushtar.

Me përfundimin e luftës, Jean u shpërngul në Kanada, ku themeloi klubin e parë për nuset e luftës. Për shërbimin e saj, Jean u bë pjesë e Urdhërit të Perandorisë Britanike nga Mbretëresha Elizabeth II.