Pas divorcit, gjykata detyron burrin t'i shlyejë ish-gruas 27 vite punë shtëpie!

26/06/2019 - 11:02

Gjatë procedurave të divorcit, gjykata argjentinase vendosi t’i jepte rëndësi punës më të papaguar; punëve të shtëpisë! Kështu, një burrë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, është detyruar të paguajë ish-bashkëshorten për 27 vitet e punëve të shtëpisë.

Çifti u nda në vitin 2009, për t’i finalizuar procedurat dy vite më vonë, në 2011-n. Gjatë kësaj kohe, gruaja ka kërkuar kompensim dhe më në fund ia doli: ish-i shoqi do ta shlyejë me 163 mijë euro!

Pas 27 viteve martesë, kur burri kërkoi të ndahej pas saj, ajo ishte më shumë se 60 vjeçe, çka ia vështirësonte tejmase mundësine e gjetjes së një pune. Ndonëse kishte studiuar dhe gëzonte një diplomë ekonomike, me qëllimin e mirë për t’ju përkushtuar jetës familjare, ajo nuk kishte punuar një ditë të vetme, gjë që e ndalonte nga mundësia e marrjes së një pensioni. Kështu, jetën ia dedikoi rritjes së fëmijëve, edukimit të tyre dhe punëve të shtëpisë.

Sipas gjyqtares Victoria Fama, meqë këto vite punë në shtëpi nuk janë paguar në një mënyrë a në një tjetër, është koha tani. Kompensimi ekonomik u përfshi në Kodin Civil të Argjentinës që në vitin 2015, i cili përfshin dëmshpërblim me para, mallra ushqimore e të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kanë kaluar 20 vite që kur Jennifer Lopez veshi fustanin ikonik në Grammy, i cili vazhdon të komentohet ende edhe sot.

Nuk është vetëm peshku që është i kripur në Islandë.

Një familje në Indi është befasuar nga një mysafir i paftuar që kishte hyrë në shtëpinë e tyre.

Ishte dashuruar marrëzisht me një stjuardesë të një fluturimi të kompanisë ‘Lufthansa’, që nisej nga aeroporti i Beogradit për Frankfurt,

Aktorja e njohur Jessica Alba ka folur së fundmi për tatuazhet e saj, teksa rrëfeu se vendosi të realizonte 3 të tillë me shenjat e horos

Një aktor nga Hong Kong është qëlluar me thikë në skenë në Kinë. 

Një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez janë gjetur të vdekur në një autostradë.

Gazetari i njohur Sokol Balla që nga vjeshta nuk do të jetë më pjesë e "Vizion Plus".