Një mot i pazakontë ka përfshirë sot Kosovën. Pas temperaturave të larta, pasdite ka rënë breshër.

Sipas mediave në Kosovë, Komuna e Drenasit është përfshirë nga breshëri në orët e pasdites, ku madhësia e tij ka qenë sa një top tenisi.

Në disa video të publikuara nga mediat vendase shihen kokrra të mëdha breshëri sa një top tenisi, që kanë shkaktuar dëme, duke thyer xhama.