Dyshen e njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, prej vitesh i kemi parë të moderojnë emisione të ndryshme në televizionin ‘Vizion Plus’.

Por duket se dyshja nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, për këtë arsye ata mund të largohen të dy drejt ‘Klan Plusit’. Para pak ditësh në media qarkulloi lajmi se Turian Hyska do të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv në këtë televizion duke u larguar në këtë mënyrë nga ‘Vizion Plus’. Por duket se këto hapa do t’i ndjekë edhe bashkëshortja e tij Orinda Huta.

Burime për “Iconstyle.al” pranë “Vizion Plus” tregojnë se Orinda Huta po mendon të braktisë televizionin ku punon prej nëntë vitesh. Thuhet se Orinda do t’i bashkohet Turjan Hyskës në “Klan”, por ende nuk dihet se cili do të jetë projekti i saj në këtë televizion.