Një pasagjer i kompanisë ajrore “Vietnam Airlines”, ka harruar në sendilen ku u ul një portofol, brenda së cilës gjendeshin plot 45 mijë dollarë.

Sipas New York Post, shoqëruesit e fluturimit të Vietnam Airlines, i kthyen pasagjerit portofolin që përmbante monedha vietnameze, një kartë ATM dhe dokumente të tjera personale.

Pas një fluturimi nga Hanoi në Da Nang më 24 prill, një portofol u gjet ndërsa punonjësit sanitarë ishin duke e pastruar avionin.

Ajo më pas u dërgua në zyrën e shërbimeve për klientin, brenda aeroportit, ku dhe u bë i mundur identifikimi dhe gjetja e pasagjerit.

Stjuardesat dhe punëtorët e sportelit morën një letër falënderimi nga personi që i përkiste portofoli, shkruajnë mediat e huaja.