Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pekini rrëzon nga froni Nju Jorkun për numrin e miliarderëve

08/04/2021 - 16:35

Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes.

Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është vendi ku jetojnë plot 100 të tillë, ka thënë revista.

Ky qytet ka mposhtur qytetin e New York-ut me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet, dhe ka mbajtur vendin e parë në shtatë vjetët e fundit. Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje.

Mirëpo, pavarësisht pse Pekini ka më shumë miliarderë, mbledhja e pasurisë së miliarderëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë për 80 miliardë dollarë më e lartë sesa e atyre që janë në Pekin. Banori më i pasur i kryeqytetit kinez është Zhang Yiming, themelues i aplikacionit TikTok dhe shef ekzekutiv i kompanisë simotër ByteDance. Pasuria e tij është dyfishuar dhe tani ka arritur në 35.6 miliardë dollarë.

Në krahasim me të, banori më i pasur i New York-ut, ish-kryetari i këtij qyteti Michael Bloomberg, ka pasuri prej 59 miliardë dollarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një burrë amerikan mori vesh më në fund se çfarë i kishte ndodhur dy qenve të tij, të cilët kishin humbur mbi 20 vite më parë, pasi qafor

Falë shenjës së horoskopit ne dimë pikat tona të dobëta, ato të fortat, tiparet unike të personalitetit dhe mënyrën se si sillemi me të t

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Ketrin Gjocaj, e cila ka dhënë një kontribut 30-vjeçar në ekran duke sj

Sipas astrologëve, këto shenja të horoskopit e kanë të pamundur të jetojnë bashkë.

Luani dhe Akrepi

Dëshira e fundit e princit Philip ishte që të vdiste i qetë në shtëpi, në shtratin e tij, raportojnë mediat e huaja, duke shtuar se nuk i

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, është gjobitur me 1,713 paund, pasi theu rregullat anti-COVID duke organizuar një festë familja

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, feston sot 47-vjetorin e lindjes.

Gjatë ndeshjes mes Granadës dhe Mançester Junajtidit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi tifozi, i cili u fut nudo në fushën e lojës.

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elisabeth.

Antoine Griezmann njoftoi sot se është bërë baba për here të tretë, pasi bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën Alba.