Pëllumb Pipero zbulon e punën e parë si punëtor në fabrikën e tullave dhe njohjen me gruan

15/07/2020 - 21:08

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ndryshe nga herët e tjera, ka rrëfyer në TV një profil tjetër, atë të jetës së tij personale, karrierës, familjes.

Pëllumb Pipero ka lindur në Skrapar më pas është transferuar në Vorë ku ka nisur të punojë që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen dhe pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare nisi punë në fabrikën e tullave. Për disa vite rresht Pipero ka qënë punëtor i rregullt i turnit të tretë. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, është i martuar prej vitesh me bashkëshorten, Mimoza dhe janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Genarda dhe djalit Marios.

Moza menaxhon një kompani farmaceutike të cilën e kemi krijuar shumë herët, por tani për shkak të konkurencës është dobët po shkon drejt mbylljes dhe më vjen keq. Ajo bashkë me vëllain tim e kanë menaxhuar. Ndryshe nga unë ajo ka mbaruar dy fakultete Farmaci dhe Drejtësi, por punon si menaxhere. Të gjitha gratë në natyrën e tyre janë të rralla. Ajo është vlonjate nga Kuçi i Vlorës. Ne skrapalinjtë kemi shumë tradita, shumë zakona dhe ajo i ka përballuar me shumë kujdes sidomos ardhjen e shumë miqve, ndenjtja në shtëpi, pavarësisht kushteve. Ka rritur dy fëmijë të mrekullueshëm, por më ka qëndruar edhe mua mbi kokë dhe në krah për t’u bërë sot Pëllumbi, që është sot i mirë. Ajo ma ka shtruar, ma ka bërë të lehtë të gjithë jetën që unë të jem më shumë i njerëzve, i qytetarëve sesa i familjes,” tregoi Pëllumb Pipero në programin “Rudina”.

E pyetur nga moderatorja se si është njohur me bashkëshorten e tij, Mimozën, Pipero përgjigjet: “Jemi njohur rastësisht në Spitalin Ushtarak në punë, nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja edhe pse në atë kohë mora një lloj fame. Ajo kishte një pozicion të përkohshëm aty, shkollën e mesme e ka mbaruar për infermieri dhe në pushimet e shkollës punonte në spital. Të gjithë në atë kohë kemi qenë nevojtarë, ndihmonim familjet, edhe punonte edhe vazhdonte shkollën. Ka qenë shumë simpatike dhe shumë e shkathët. I ati punonte në Spitalin Ushtarak dhe ajo ishte shumë e lidhur me atë, pa lejen e tij ishte e pamundur të komunikoje. Ai gjurmoi të dhënat e mia dhe dola me biografi të pastër.” 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre

Fotoreporteri Bilal Jawich ishte në shtëpinë e tij, në periferi të Bejrutit kur një shpërthim, i cili ka lënë të paktën deri tani mbi 100

Ujori është një nga ato shenjat e ndërlikuara që i jep më shumë rëndësi miqësisë sesa marrëdhënies në çift.

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore.

Gazetari i njohur Alfred Lela ka pozuar nudo përpara aparatit fotografik, duke vendosur një gjethe përpara organit gjenital.

Shenjat astrologjike shpesh zbulojnë shumë sekrete rreth një personi.

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet.

Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë.

Modelja e njohur, Gigi Hadid është duke shijuar periudhën e saj të shtatzënisë.