Ajo quhet ndryshe “makineria e ditës së fundit të botës”, është një nëndetëse e telekomanduar bërthamore, më e reja e arsenalit bërthamor rus, dhe është e aftë të shkaktojë cuname me dallgë 91 metra të larta, mjaftueshëm sa për të zhdukur qytete të tëra bregdetare thonë disa ekspertë.

Ekzistenca e këtij “drone”-i që besohet të jetë një sistem “Status-6”, i njohur edhe “makineria e ditës së fundit të botës në duart e Putinit”, u konfirmua nga vet presidenti rus gjatë fjalimit të përvitshëm përpara kombit, të mbajtur në Moskë muajin e kaluar.

Ekspertët thonë se një bombë bërthamore nënujore prej 50 megatonësh do të mund të krijonte dallgë cunami deri në 97 metra të larta, ndërsa “Status-6” pretendohet të ketë një kokë bërthamore prej 100 megatonësh.

Në rast se një bombë e tillë bërthamore nënujore do të hidhej pranë brigjeve detare të Shteteve të Bashkuara do të mund të shkaktonte dëme katastrofike ndaj qyteteve si Los Angeles apo San Diego, për shkak të shirave radioaktivë.