Shumë nga durrsakët, përveç atyre që i kanë shtëpitë me pamje nga deti, nuk mund ta shijojnë perëndimin e diellit në këtë fillim pranvere.

Për të gjithë ju që s’e keni këtë mundësi ka menduar fotografi i njohur Gëzim Domi, i cili me aparatin e tij ka fiksuar momentin perfekt.

E verdha verbuese e diellit shkrihet me retë që kanë marrë ngjyrë portokalli dhe të kaltërtën e detit, ku reflektohet deri në zhdukjen e plotë të tij.