Miss BumBumi i sivjetshëm, garë në të cilën kandidatet luftojnë për titullin e të pasmeve më të mira në Brazil, ka përfunduar në mënyrë skandaloze.
Konkurentet për pak sa nuk janë rrahur, sepse disa prej tyre kanë “mashtruar” me silikone.
Titullin Miss BumBum e ka fituar Ellen Santana, ndërsa njërës prej rivaleve nuk i ka pëlqyer fare. Aline, e cila nuk është renditur në asnjë prej tri vendeve te para, ka vrapuar në skenë dhe ia ka rrëmbyer kurorën, transmeton gazetametro.net.
"Të tri femrat, të cilat kanë fituar më së shumti vota, kanë të pasme artificiale nga silikoni. Kjo është e padrejtë, ka thënë Aline Uva.