Përlotet Kim Kardashian, mëson se ka një sëmundje të pashërueshme

11/09/2019 - 11:44

Në episonin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”, Kim Kardashian u zgjua e tmerruar që duart e saj ishin enjtur dhe ishin mpirë. Fillimisht Kim mendoi se mund të ishte ankth, pasi ajo priste fëmijën e saj të katërt, Psalm West, por si përfundim vendosi të shkonte për të takuar një mjek.

Më duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”, tha ajo.

Kur 38-vjeçarja shkoi te mjeku, ata i bënë disa analiza gjaku dhe pritja e përgjigjeve të tyre ishte shumë stresuese për Kim.

Unë jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë. Trembem kur filloj mendoj sesa shumë do të ndryshojë jeta ime”.

Në fund të episodit, mjekja e saj e thirri dhe i tha që testet dolën pozitive për artritin reumatoid dhe antitrupat e lupusit.

Doktoresha i tha se përveç enjtjes, ajo mund të kishte ethe, skuqje, plagë dhe lodhje.

Artriti reumatoid dhe Lupusi nuk kanë shërim, por ka trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.
Kim-it i duhej të priste më shumë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo nisi të qante dhe e ëma Kris Jenner u përpoq që ta qetësonte që të mendonte pozitivisht.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Planeti i zbuluar kohët e fundit nga Nasa, i ngjashëm me tokën quhet Kepler- 452B dhe ndodhet jashtë sistemit tonë diellor.

Miti i moshës së çamçakëzit të gëlltitur që qëndron në trupin tuaj për shtatë vjet është rrëzuar.

Fotoja e një vogëlushi nga Kosova është publikuar dje në ekranin gjigand të “Times Square” në New York.

Dashurisë i janë thurur vargjet më të bukura që mund të krijojë mendja e njeriut, vepra arti që kapërcejnë kufijtë e së imagjinueshmes, e

Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga vdekja e tij, çështja e Michael Jackson vijon të jetë mjaft e diskutuar në media.

Pak kohë më parë Era Istrefi publikoi bashkëpunimin me reperin rus Sayonara Boy.

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes.

Xhejson Bafti, vogëlushi që bëri për vete shqiptarët me të folurën karakteristike, teksa nuk shqiptonte dot shkronjën “k”, ka nisur sot r

Publikimi i fotove nudo të Princeshë Dianës në vitin 1996 krijoi një skandal.