Shkenca konfirmon plotësisht atë që filmat dhe hitet muzikore na kanë përcjellë për vite me radhë. Të dalësh me shoqet në fund të një dite të lodhshme pune, qoftë edhe për një aperitiv, ndikon në një mirëqenie mendore, por edhe fizike për gratë.

Dhe nëse kjo rutinë përsëritet të paktën 2 herë në javë, atëherë ndikimet janë mjaft pozitive dhe kështu koha e shpenzuar mes shoqeve është jo vetëm argëtuese, por mbi të gjitha e nevojshme.

Këtë gjë e konfirmon edhe profesori i Oxfordit, Robin Dumbar, autor i një studimi mbi universin psikologjik femëror, sipas të cilit një dedikim dy ditë në javë për daljet me të paktën 4  shoqe, është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien.

Numri nuk është rastësor, sikurse edhe në filmin e njohur Sex and the City, pasi në këtë mënyrë krijohen kushtet e përkryera për ilaritet dhe shmanget rutina. Sipas studiuesve të universitetit të Los Angeles, gratë e përjetojnë dhe ndikohen shumë më tepër nga miqësitë e mira, ndryshe nga meshkujt që duken më indiferentë në këtë aspekt.

Tek gratë në fakt është vërejtur se në situata të tilla ka një çlirim më të lartë të hormonit ositoksinë, që ndikon në shkarkimin e stresit dhe me efekte qetësuese, gjithashtu mekanizmi amplifikohet nga estrogjenet.

Psikologët rendisin 5 arsye të forta që gratë t’i dedikohen vetes me shoqet të paktën dy herë në javë, pasi kjo gjë zgjat jetën, jep optimizëm, ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve njerëzore, por edhe atyre profesionale, ndikon në përmirësimin e jetës seksuale të secilës dhe stimulon konsumin e ndërgjegjshëm, përfshirë edhe atë të alkoolit.