Përse Leo Di Caprio duhej të vdiste në 'Titanic'? Regjisori Cameron tregon të vërtetën

13/01/2020 - 22:35

Titanic është një prej filmave më të famshëm në të gjithë botën, i cili ka bërë që të derdhin lot me miliona telespektatorë, për shkak të fundit të tij jo të lumtur.

Prej më se 20 vitesh, regjisori James Cameron, përballet me të njëjtën pyetje lidhur me fundin, “Jack Dawson, duhej me patjetër të vdiste?”

Në një intervistë të fundit për ‘Vanity Fair’, regjisori ka vendosur të sqarojë fundin e filmit me momentet kulmore të Rose dhe Jack, të interpretuar nga protagonistët Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio.

Ata ndodheshin në detin e ngrirë mbi një derë druri, e cila mund të shmangte vdekjen, por vetëm për Rose. Cameron thotë se, bëhet fjalë për një gjetje artistike, shkruan noa.al.

“Sigurisht dera ishte mjaftueshëm e madhe sa të mbante Kate Winslet, por nuk mund të mbante peshën e të dyve pasi mund të fundosej. Por ky fund e ka bërë Titanic të pavdekshëm, duke bërë që shumë njerëz të vuajnë për vdekjen e Jack. Nëse do kishte jetuar filmi do ishte pa kuptim. Titanic flet për vdekje dhe ndarje. Jack duhet të vdiste! Nuk ka rëndësi nëse do kishte vdekur nga i ftohti apo prej rrëzimit nga anija. Quhet art! Gjërat ndodhin për arsye artistike dhe jo për rregulla fizike”, shprehet regjisori.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e shumë figurave të njohura të SHBA-ve që janë vënë në shënjestër nga hake

A jeni ndier ndonjëherë të lodhur menjëherë pasi zgjoheni dhe keni ndjesinë sikur të keni qenë në këmbë gjatë gjithë natës?

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ndryshe nga herët e tjera, ka rrëfyer në TV një profil tjetër, atë të jetës së tij personale, karrierë

Planeti 9 mund të jetë një vrimë e zezë. Dy astronomë të Harvardit kanë propozuar një teknikë për ta zbuluar këtë gjë.

Milica Dabovic, kampione Europe me Serbinë në vitin 2015, ka qenë një nga basketbollistet më të bukura.

Trajnerja e fitness-it, Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "Ftesë në 5" në Top Channel ku foli për lidhjen e veçantë me qenushin e sa

Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera, në një liqen në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin.

Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare.