Shumë njerëz janë bërë të famshëm dhe të pasur vetëm nga Instagrami dhe nëse ky aplikacion nuk do te ekzistonte, me siguri as ata vetë nuk do të ekzistonin.

Gjithashtu Instagrami është kthyer edhe në burim informacioni dhe lajmesh ku mjafton një postim nga yjet e Hollywood-it, ti mund të marrësh vesh çdo gjë që ata po bëjnë. Ndërkohë që Kardashians ndajnë çdo gjë me ndjekësit e tyre, qoftë dhe lëvizjen e tyre më të vogël, ka shumë të famshëm që nuk e kanë këtë tendencë, madje refuzojnë që të kenë një llogari në Instagram.

Një ndër ta është aktorja e njohur shumë simpatike Jennifer Lawrence. Ajo është shprehur që nuk është e mirë në përdorimin e rrjeteve sociale dhe nuk është aspak fanse e teknologjisë.

Binjaket e famshme Mary-Kate dhe Ashley Olsen nuk kanë gjithashtu një llogari në Instagram. Ato janë shprehur që e kanë të shenjtë privatësinë e tyre dhe nuk dëshirojnë që të ndajnë gjëra nga jeta e tyre me gjithë botën.

“Duket sikur të gjithë përpiqen që të tregojnë një jetë perfekte në Instagram, ndërkohë që në fakt nuk e kanë dhe për këtë arsye unë nuk mund të bashkohem me pjesën tjetër që kanë Instagram”, është shprehur aktorja Emma Stone. Ndërkohë që për Kristen Stewart të përdorësh Instagram është kaq e mërzitshme dhe e bezdisshme. “Instagrami ka tendencë që ti të bëhesh dikush që të të pëlqejnë të tjerët me patjetër dhe unë nuk dua të bie në këtë grackë”, është shprehur aktorja Kate Winslet.

Jennifer Aniston nuk preferon që të ketë një llogari në Instagram për arsyen e thjeshtë se është kaq stresuese. Gjithashtu ajo është shprehur që të shoh njerëz apo dhe fëmijë që rrijnë gjatë gjithë kohës në telefon më bën që të mërzitem kaq shumë.

“Unë jam i modës së vjetër”, është shprehur aktori Bradley Cooper se pse nuk përdor Instagram, por që nuk ka nguruar të pranojë se Instagrami është një mënyrë e mirë për të promovuar veten dhe projektet.

“Dua të jetoj vetëm momentin”, është shprehur aktorja Julia Roberts, e cila ka shtuar se e dinte shumë mirë që nëse do kishte Instagram do humbiste shumë kohë duke qëndruar në këtë rrjet social. Gjithashtu ajo ka pohuar që këtë gjë do që t’ua transmetoj edhe fëmijëve të saj në të ardhmen. “Të ndash gjithçka se çfarë bën me të tjerët më duket kaq e çuditshme”, ka thënë Scarlett Johansson.