Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka zbuluar disa detaje nga shqetësimet shëndetësore që ka kryeministri ynë. Gjatë bisedës me një mjek alternativ, Çani ka folur për sëmundjen e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk vuan vetëm hernia diskale, por ka dhe sinozit.

“Përveç hernies Edi Rama vuan edhe nga sinoziti. Një miku i tij e ka çuar tek një mjek mbahet si mjeshtër i madh i shytave dhe i kishte vënë edhe një ushunjëz në qafë o plak”, – u shpreh Çani.

Shpesh herë është folur për shqetësime shëndetësore të kreut të qeverisë, por ai ka pranuar vetëm problemet që ka me shpinën. Në nëntor të 2019-ës, ai mungoi për disa ditë në aktivitete publike duke bërë që të hidhen dyshime për shëndetin e tij. Vetë Rama mohoi gjithçka.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava” – shkroi Rama në Twitter në atë kohë.