Gjëja e parë që bëjmë kur zgjohemi është të gjejmë kuptimin e ëndrrave që kemi parë një natë më parë. S’ka rëndësi nëse ishte një ëndërr e frikshme, apo nga ato ëndrrat që s’mendoje kurrë se do t’i shihje, gjithnjë jemi kureshtarë.

Por si shpjegohen disa nga ëndrrat që na kanë “tortuar” të gjithëve?

Kllounët

Sado qesharakë të na duken në jetën reale, kllounët janë kaq të frikshëm në ëndrra. Por cili është kuptimi i tyre? Kllounët në ëndërr përfaqësojnë një njeri misterioz në jetën tënde që nuk ju do shumë të mirën. Përfaqësojnë dikë që ju mendoni se e njihni, por thjesht mendoni!

Gjarpërinj rreth jush

Thuajse të gjithë tmerrohen nga gjarpërinjtë, por ç’kuptim kanë ata në ëndërr?

Gjarpërinjtë nënkuptojnë frikëra të fshehura që keni apo shqetësime prej të cilave ndiheni të kërcënuar. Kjo ëndërr kërkon që ju të zgjoheni. Duhet të keni kujdes nga çfarë ju rrethon.

Sikur po bini nga një lartësi e frikshme

Oh, të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjesi. Kjo tregon që ke një frikë apo pasiguri në vete. Ke frikë se mos dështon nga provimi nesër, mos ndahesh nga partneri apo gjëra të tjera si këto. Mos u trego kaq i ashpër me veten.

Dhëmbë që bien

Është një nga ëndrrat e përbashkëta të njerëzve. Nëse ëndërroni dhëmbë që bien, do të thotë se ndjenjat apo shqetësimi juaj rreth një ndryshimi të madh në jetë është serioz.

Lakuriq

Çfarë s’kemi dëgjuar për ëndrrat me njerëz apo veten lakuriq. Përpos shpjegimeve të tjera, lakuriqesia simbolizon turpin nga vetja apo ndjesinë e fajit.