Peshkatarët po kapin pako kokaine me vlerë miliona euro!

16/05/2019 - 21:55

Një film flet për plazhistë që vendosin të bëhen trafikantë droge, pasi gjejnë me pako kokaine me vlerë miliona dollarë. Kjo po ndodh vërtet, në Filipine.

Dhe nuk janë në sasi të pakta. Agjencia Filipinase Kundër Drogës ka raportuar se vetëm në shkurt të vitit 2019, deti ka nxjerrë më shumë pako kokaine se në gjithë vitin 2018.

Vetëm muajin e shkuar, peshkatarët kanë gjetur të paktën 5 milionë euro kokainë në brigjet e Barangajit Poblasion, Burgosë, të Suriago del Nortes. Kokaina ishte e mbledhur në blloqe me letër ngjitëse, dhe në total shkonte 48.5 kg.

Pakot ishin të ndara me emra makinash evropiane: Bugatti, BMË ose Audi, dhe disa prej tyre kishin edhe gjurmues satelitorë (GPS) të vendosur brenda pakove.

Asnjë nuk e di me siguri se nga vijnë këto pako, por presidenti filipinas, Duterte, ka thënë se në vendin e tij kanë arritur të infiltrohen bandat e mëdha të Amerikës Latine, që nga karteli Medellin e deri te ai i Sinaloas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dukesha e Kembrixhit është gjithmonë në super formë fizike!

Fotoja e dy majmunëve të vegjël të kapur pas njëri-tjetrit, tërhoqi vëmendjen e botës në fillim të vitit të kaluar.

Një grua kishte shkuar në një market për të bërë pazar, por u përball me një skenë aspak të këndshme.

Producenti i Hollywood, Harvey Weinstein raportohet se ka arritur një marrëveshje paraprake prej 44 milionë dollarësh me një pjesë të gra

Modelja braziliane Fernanda Liz dukej rrezëllitëse në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Gjatë prezantimit të filmit, "Mektoub, My Love" në festivalin e filmit në Kanë ka ndodhur diçka e pazakontë.

Më 21 maj, Dielli la shenjën e tokës Demi dhe u pozicionua në shenjën e “gjallë” dhe të paqëndrueshme ajri Binjakët.

Vetëm pak kohë më parë dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Archie.

Ato nuk e kanë zemrën gur, por me to më shumë se me çdo shenjë tjetër të Zodiakut është shumë e vështirë të biesh në dashuri, t'ia fitosh