Xhirimet për filmin e ardhshëm të James Bond janë pezulluar pasi aktori Daniel Craig dëmtoi kyçin e këmbës.

Raportohet se aktori pësoi lëndime, ndërsa po xhironte skenat për Bond 25 në Xhamajka.

Sipas "The Sun", filmimi në Pinewood Studios në Londër, i cili ishte planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar.

"Ai ishte duke vrapuar gjatë xhirimeve kur rrëshqiti dhe u rrëzua. Daniel kishte shumë dhimbje dhe po ankohej për kyçin e këmbës. Ai u zemërua për atë që ndodhi dhe hodhi xhaketën në tokë i frustruar", tha burimi.

Nuk ka informacione se kur do të rinisin xhirimet.