Në bregdetin verior të Francës, të njohur si “Opal bala”, javën e kaluar janë shfaqur pika jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë, shkruan “The Local”.

Këto pika janë shfaqur në pjesën bregdetare me gjatësi prej 30 kilometrash nga Bolonj Sur Mera deri te Le Tokveta, ndërsa autoritetet zyrtare thonë që nuk po e zbulojnë se nga është përhapur kjo materie dhe se hulumtimet janë në proces e sipër.

“Edhe pse përngjajnë me rruazat e poliuretanit, pikat janë pak të yndyrshme dhe brishta, por nuk shkëputen lehtë. Nuk kanë aromë dhe dallojnë shumë nga parafinat industriale të cilat nganjëherë lundrojnë në bregdet”, deklaron Henicart, përfaqësues i Asociacionit “Sea- Mer” për VOA du Nord.

“Ende nuk e dimë nëse ky lloj materiali është toksik apo jo, prandaj vizituesve u rekomandojmë që mos t’i afrohen”,- ka përfunduar ai. Ndërkohë janë marrë mostrat, mbi të cilat po hulumton organizata “Cedre Association”.