Një qenushe e racës pitbull është konsideruar ‘heroinë’, pasi shpëtoi familjen e saj nga zjarri që përfshiu shtëpinë në Kaliforni.

Nana Chaichanhda është zgjuar nga kafsha e saj tetëmuajshe, Sasha rreth orës 10 në mbrëmjen e 3 qershorit. Sipas Dailymail, qenushja po qante në derën e oborrit të shtëpisë në përpjekje për ta paralajmëruar për zjarrin.

“Ajo po mundohej të na mbronte nga zjarri. U ngrita nga krevati për të parë se çfarë po ndodhte. Në atë moment, hapa derën e pasme dhe Sasha vrapoi për në tualetin e shtëpisë”, tha Chaichanhda.

Pastaj kuptoi se flakët ishin në shtëpinë e kushërinjve të saj, të cilët i ka dhe fqinjë. Sasha shpëtoi edhe foshnjën 7-muajshe duke e tërhequr nga pelenat për ta nxjerrë nga shtëpia.