Gjarpërinjtë shfaqen shpesh në shtëpitë e australianëve. Rasti i fundit ishte një piton 3 metra e gjysmë i gjatë, i cili përpiqej të hynte në një shtëpi nëpërmjet dritares.

Kapësi i gjarpërinjve, David Walton, mori një telefonatë nga një grua e moshuar, e cila ishte tepër e frikësuar.

“Dritarja ishte xham dhe gjarpri nuk arrinte ta kuptonte. Ai godiste me hundë që të hynte brenda. Jashtë ishte 20 gradë celcius, temperaturë e ulët për zvarranikun, prandaj po përpiqej të gjente një ambient më të ngrohtë”, tha ai për “Dailymail”.