Plas ironia në rrjet, ofertë punësimi për ministër të Punëve të Pista

24/05/2018 - 21:44

   Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë takimeve me popullin në disa qarqe të ndryshme të vendit, ka ripërsëritur disa herë nëse qytetarët kanë ankesa apo kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, nuk është nevoja për të kontaktuar drejtpërdrejt me shefin e qeverisë, por ata duhet të shkruajnë në portalet e hapura nga qeveria dhe të sqarojnë hallet e tyre që nesër të marrin zgjidhjen e duhur.

Në vazhdën e kësaj ideje, në internet nuk mund të mungonin as ironitë, ku gjëja më e fundit është një “ofertë pune” për ministër të Brendshëm. Sigurisht, nuk duhet harruar, pasi gjendemi para disa denoncimeve të vazhdueshme të opozitës për kabinetin qeveritar dhe në veçanti për Ministrinë e Brendshme.

Por, për çfarë bëhet konkretisht fjalë?

Një faqe online, publikoi një lajmërim, ku ofrohej një vend pune si Ministër i Punëve të Pista, por që u fshi menjëherë pas talljes masive dhe notave ironike nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ja çfarë shkruhet:

Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;

Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.

b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi

d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.

e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine

f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://www.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën e tij e Georgina Rodriguez.

Shenjat zodiakale zbulojnë shpesh personalitetin e brendshëm të personit.

Sa herë që futesh në internet është thuajse e pamundur që të mos përballesh me një trend të ri bukurie, apo një mënyrë të re për të aplik

Këngëtarja shqiptare me famë botore, Bebe Rexha, përveç të qenit një femër super e suksesshme në muzikë, preferon që herë pas herë të jap

Monica Lewinsky u bë e njohur për marrëdhënien me ish-Presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, teksa ky i fundit drejtonte Shtëpinë e Bardhë

Zjarret në Kaliforni kanë shkrumbuar shumë shtëpi të yjeve të Hollywood-it.

Ronaldo nuk do të jetë në ndeshjen e kombëtares së tij ditën e shtunë kundër Italisë, kështu që futbollisti përfitoi për të bërë disa dit

Nëna e Akihiko Kondo refuzoi një ftesë për të shkuar në dasmën e djalit të saj të vetëm në Tokio këtë muaj.

Moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi gjithmonë poston video dhe momente për të qeshur nga përditshmëria e tij.