Fund tragjik për modelen amerikane Kelsey Qayle. 28-vjeçarja nga Atlanta ka vdekur në rrethana të pashpjegueshme, teksa kohët e fundit ishte parë duke lëvizur në qytet me të dashurin e saj.

Ajo ishte plagosur nga një plumb qorr teksa lëvizte me makinë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia po heton ngjarjen, ndërsa familja e saj kërkon të vërtetën dhe ka dyshime për të dashurin e saj.

Sipas rindërtimit të policisë, shkruan Daily Mail, Kelsey po drejtonte makinën në korsinë e kundërt me drejtimin e udhëtimit, kur shkaktoi një aksident që përfshiu tre makina, teksa ishte në timonin e një Mazda 626.

Agjentët thonë se fillimisht ata mendonin për një aksident pas humbjes së kontrollit të automjetit nga modelja e re, e cila kishte fituar famë në shtetin e Georgias.

Por pastaj mjekët zbuluan plagë nga një e shtënë me armë zjarri dhe skenari ka ndryshuar tërësisht, pasi plumbin Kelsey e ka marrë në qafë, duke i dëmtuar palcën kurrizore, që i shkaktoi vdekje celebrale.