15/07/2019 - 13:21
Për çdo person udhëtimet janë të bukura dhe mezi presin t'i kalojnë. Por për disa të tjerë, edhe pse duket e çuditshme, është shumë stresuese sepse udhëtimet ju shkaktojnë probleme me shëndetin.
Por pasi të lexoni këto këshilla të thjeshta, mund të përmirësoheni dhe do dini si të kujdeseni për stomakun tuaj edhe në udhëtimet e gjata.
Mos u ngopni
Kur përmendim fjalën pushime, menjëherë në mendje na vjen edhe ushqimi që hamë nëpër restorante, dhe fillojmë të bëhemi kurioz për të provuar ushqimet tradicionale të një vendi.
Sigurisht që sa më shumë ushqim të konsumojmë aq më shumë të rënduar do e kemi e në këtë mënyrë do ndihemi shumë në siklet.
Hani sa më shumë fibra
Për të mbajtur stomakun në rregull një zëdhënës i OMG, sugjeron që të hani sa shumë fibra. Frutat dhe perimet më të mira nga ku mund të merrni fibra janë: arrat, farat, dhe fasulet.
Perimet e gatuara dhe frutat e freskëta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së stomakut.
Pini shumë ujë
Dehidratimi është një tjetër shkak i madh i kapsllëkut, kështu që pini sa më shumë të mundeni ujë.
Mbani shishe me ujë gjithmonë me vete, por bëni kujdes edhe me cilësinë e ujit dhe me materialin e shishes.
Bëni zgjedhje të zgjuara kur vjen puna te pijet
Konsumi i tepërt i pijeve që përmbajnë shumë sheqer, kafeinë ose alkool mund të irritojë sistemin GI, veçanërisht te njerëzit që kanë stomak të ndjeshëm.
Merrni ushqim të gatuar me vete
Është shumë mirë të merrni me vete nga restorantet ku pushoni, ushqim të përpunuar ose fruta nëpër tregje, sepse konsumimi i ushqimeve të thata të blera në market është faktor kryesor për sëmundjet e stomakut.
Mos rrini me orë të zgjatura pa shkuar në banjë
Në mënyrë absolute nuk nuk të rrini me orë të zgjatura pa shkuar një banjo sepse në stomakun tuaj mund të krijohen probleme. Pastaj disa ditë të kapsllëkut mund t’ju shkaktojnë diarre.
Lani sa më shpesh duart
Para se të hani mos neglizhoni kurrë larjen dhe pastrimin e duarve me sapun dhe ujë të bollshëm, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër veç kësaj për të ndaluar përhapjen e mikrobeve dhe sëmundjeve.
Mbani medikamente me vete kudo që shkoni
Nuk po flasim për medikamentet me recetë dhe me rekomandim nga mjeku, por për qetësues ose ndihmues të lehtë që mund t’iu ndihmojnë në raste të vështira udhëtimesh, ku nuk ka farmaci apo qendra shëndetësore.
/portali DurresLajm/