Një 19-vjeçare nga Elbasani ka kaluar një eksperiencë të hidhur në terminalin e trageteve në Durrës.

Vajza e re S.B. ka konsumuar një kafe në një lokal në terminal dhe më pas është drejtuar drejt sporteleve të kontrollit të dokumenteve.

Në atë moment, ajo është kujtuar se nuk kishte me vete çantën e shpinës dhe është kthyer me të shpejtë për ta rimarrë.

Vajza e kishte harruar tek lokali, por në momentin kur ka mbërritur për ta rimarrë, ka konstatuar se çanta ishte zhdukur.

E ndodhur në këto kushte, vajza e re i është drejtuar Drejtorisë vendore të Kufirit të Migracionit për të bërë denoncimin përkatës.

Policia njofton se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e hajdutit. 

M.B.