Shpërthimi i një vullkani në Indonezi ka shkaktuar jo pak panik tek banorët që jetojnë në afërsi të malit Sinabung.

Tymi i nxjerrë nga maja e malit ka përfshirë një zonë të madhe dhe dukej me sy të lirë edhe disa dhjetëra kilometra, por ata që e kanë përjetuar edhe më shumë kanë qenë një grup fëmijësh, shkolla e të cilëve ishte vetëm 5 kilometra larg malit vullkanik.

“Po vjen fundi i Botës”, kanë qenë disa prej thirrjeve të fëmijëve në panik, të cilët nuk dinin si të vepronin në këtë rast, të largoheshin sa më tepër malit, apo të shkonin në shtëpi.

Ky vullkan ka qenë i fjetur për 4 shekuj para se të shpërthente për herë të parë në 2010-ën, duke lënë 2 të vdekur, pas kësaj vullkani aktiv ka pasur edhe 2 shpërthime të tjera në 2014, shënoi 16 viktima, si edhe në 2016 ku vdiqën 7 persona.

Fatmirësisht nga aktivizimi i ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë, raportojnë autoritetet indoneziane, shkruan DailyMail.