Kometa “46P/Wirtanen” po i afrohet Tokës dhe çdo ditë që kalon shkëlqimi i saj rritet. “Ajo është e dukshme me sy të lire” siguron Albino Carbognani, kërkues i ’Oservatorit Astronomik rajonal të Valle d’Aosta.

Por shkëlqimi i saj do të rritet deri në mes të dhjetorit dhe mund të shihet pa dylbi apo teleskop deri në fillim të janarit’, për këtë arsye “46P/Wirtanen” është pagëzuar si ‘Kometa e Krishtlindjeve’. Ajo është cilësuar si ‘kometa më spektakolare e viteve të fundit’. Kush banon në zona të errëta do të ketë mundësi ta shohë me sy të lirë, por shumë shpejt do të jetë e dukshme për të gjithë. Për ta parë mjafton të largohesh nga dritat e qytetit.

“Kometa 46P/Wirtanen sapo ka kaluar limitin e vizibilitetit me sy të lirë, por tek ne akoma nuk mund të shihet. Me kalimin e ditëve do të jetë gjithmonë e më lart në qiell dhe gjithmonë më e dukshme shpjegon Carbognani për Raineës.

‘Kometa e Krishtlindjeve’ është relativisht e vogël, ka një diametër rreth 1.2 kilometra, por do t’i afrohet shumë planetit tonë. Në 16 dhjetor ai do të gjendet vetëm 11.5 milion kilometra në distancë, vërtetë shumë pak duke ju referuar termave astronomik.