Ndërsa burri ishte duke punuar në turn si polic, gruaja e tij vendosi të argëtohej. Së bashku me një femër tjetër dhe një mashkull dolën për të pirë dhe më pas u drejtuan në hotel.

Pikërisht në hotel u përfshinë në një sherr të dhunshëm, sepse mashkulli që i shoqëronte u tregua më ‘dashamirës’ me njërën nga femrat, gjë që u shoqërua me reagimin e dhunshëm të femrës tjetër.

Stafi i hotelit reagoi duke thirrur menjëherë policinë, por si për ironi të fatit, një nga policët e mbërritur në vendngjarje ishte bashkëshorti i njërës prej grave.

Pavarësisht se u ndje në një situatë mjaft të vështirë para kolegëve të tij, polici kreu me përpikmëri detyrën duke arrestuar gruan dhe dy personat që e shoqëronin me akuzën prishje e qetësisë publike.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një qytet meksikan.