E rrallë ajo që ka ndodhur në Rusi. Një futbollist, Ivan Zaborovskiy, gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij, Znamya Truda, është goditur nga rrufeja dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Vetë klubi rus, njofton se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe se shpresojnë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt.Kjo ishte ajo çka u raportua një ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme është publikuar një video dhe shikohet momenti që rrufeja e ka goditur 16-vjeçarin, i cili është në gjendje kome.