Dwayne “The Rock” Johnson u rrit duke admiruar babanë e tij, legjendën e mundjes, Rocky, i cili u bë kampioni i parë me peshë të rëndë në Georgia.

Që në moshë të hershme, ai dëshironte të hynte në ring dhe të ndiqte hapat e babait të tij deri kur një ditë arriti të bëhej një kampion profesionist i mundjes.

Ai është bërë nostalgjik për kohën kur ishte i vogël, duke postuar këtë foto në Instagram: “Në vitin 1983, kur isha 11 vjeç – doja të vishesha si babai im, duke ëndërruar që një ditë të bëhem një kampion mundjeje” shkruan ylli i Hollywood, tashmë 48 vjeç.