Për gjysmë shekulli i kishte dhënë makinës pa e pasur patentën dhe në 50 vite askush nuk e kishte ndaluar.

Por në moshën 77-vjeçare, një e moshuar italiane nga Pravisdomini, në provincën e Pordenone në Itali, u zbulua se nuk kishte patentë dhe gjatë gjithë jetës nuk e kishte patur.

Gruaja e moshuar ishte në drejtimin e mjetit kur papritur makina e saj goditi një mjet që ndodhej para saj.

Efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, dhe i kërkuan patentën, por e moshuara tha se e kishte harruar në shtëpi.

U desh një verifikim i shkurtër që të zbulohej se gruaja nuk kishte pasur ansjëherë patentë dhe për pasojë u gjobit me 5 mijë euro si dhe iu sekuestrua mjeti.