Edhe pse deri tani janë regjistruar 51 raste të Covid-19 në vend, kampionati bjellorus i futbollit fillon rregullisht me ndeshjen midis Energitik dhe Bate Borisov, shkruhet në faqen italiane informative TGCOM24.

Kampionati bjellorus që përfshin 16 ekipe, do të luhet me dyer të hapura, pra me praninë e publikut.

Alexander Aleinik, kreu i zyrës së shtypit të federatës lokale të futbollit shpjegoi se “vendimi për të luajtur rregullisht, dhe me publikun, është marrë pas takimit në videokonferencë me UEFA.

Ndërkohë, presidenti i Bjellorusisë, Alexsandr Lukashenko, i njëjti që vite më parë dëshironte të ndalonte martesat midis grave vendase dhe të huajve, rekomandoi që popullsia “të bëjë sauna, të pijë shumë vodka dhe të punojë shumë për të vrarë virusin në trupin tuaj”.(Atsh)