Prestigjiozja “Lonely Planet” rendit Tiranën ndër 10 destinacionet më të mira të Europës

Postuar: 22/05/2018 - 13:07

Prestigjiozja amerikane “Lonely Planet”që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, ka renditur Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë.

Në artikullin e saj, “Lonely Planet” shkruan se kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet “portë” por është metropol i fuqishëm që ka pësuar transformim.

"Dikush vështirë se do të impresionohej lehtë, nëse do t’i tregonin një destinacion udhëtimi më të mirë sesa Tirana, një qytet që gjendet mes brigjeve të Adriatikut dhe Alpeve Shqiptare. Por ky nuk është thjesht një qytet hyrës për në këtë vend, është vërtet një metropol plot energji që ka përjetuar një transformim rrënjësor, falë ish-kryebashkiakut që tani është kryeministri i Shqipërisë. Ai i ktheu ndërtesat e mërzitshme dhe gri, në disa pallate shumëngjyrëshe, inkurajoi banorët që të linin makinat për të përdorur biçikletat, dhe rivendosi fokusin në hapësirat e gjelbërta të qytetit. Rezultati është vërtet bindës", thotë “Lonely Planet”.

Prestigjiozja evidenton mrekullinë që ofron mali i Dajtit, ku nuk duhet humbur edhe një udhëtim me teleferik për të shijuar pamjen panoramike dhe më pas për të shijuar ushqimin tradicional. Mbrëmjet në zonën e njohur si ish-“Blloku”, janë një tjetër element që veçohet nga “Lonely Planet”, ku turistët mund të shijojnë atmosferën fantastike .

"Një ditë tipike në Tiranë, përfshin një xhiro me teleferik nga qendra e qytetit në majën më të lartë, në malin e Dajtit. Pamje panoramike, eksperiencë me ushqim tradicional dhe bio, në restorante lokale, dhe më pas një tur në baret e shumta natën, në vende ku shërbehen koktejle, dhe bare të dizenjuara në bazë të trendit të fundit në lagjen e ish Bllokut, njëherë e një kohë, territor i bosave të korruptuar komunistë", shkruhet më tej në artikullin e një prej faqeve më të njohura në botë për turizmin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rusia ndez alarmin e kuq për mungesë birre, pijen e preferuar të tifozëve në këtë Kupë Bote.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Rochester, Nebraska-Linkoln dhe Notredame marrëdhënia mes vëllezërve dhe motrave i mbron fë

   Ky është momenti tronditës kur një vajzë hyri pa ftuar në dasmën e të dashurit të saj me një grua tjetër, duke ecur drejt altarit.

   Brejtësit e tërbuar kanë bastisur bankomatin e një banke në Indi, duke ngrënë mijëra dollarë kartëmonedha.

   Një incident gjatë lojës se kriketit, ka zbuluar sëmundjen e kancerit.

  Janë bërë shpesh virale në rrjetet sociale videot e prezantueseve të motit nëpër botë të cilat shfaqen super seksi.

   Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka publikuar në rrjete sociale një foto mjaft të ëmbël nga pushimet e saj.

   Ish-presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, që më 7 prill është çuar pas hekurave të burgut, me një dënim 12 vjet në Coritib

   Gjithnjë e më shumë meshkuj vendosin që pas martesës të mos mbajnë unazë dhe ndër ta janë edhe meshkujt më të fuqishëm të botës

   Kapelja që mbante Napoleon Bonaparti në betejën e Vaterlosë është shitur për 400 mijë dollarë në një ankand në Lyon të Francës.