Princ Charles flet për herë të parë pas shërimit nga Covid-19

01/04/2020 - 19:27

Ditë më parë Princ Charles, djali i Mbretëreshës së Anglisë, i pari në rradhë për fronin britanik, u  testua për Covid-19 dhe rezultoi pozitiv.

Ai e kreu karantinën në Skoci dhe të hënën princi Charles rezultoi i shëruar.

Në një video, princi 71-vjeçar i Uellsit falenderoi stafin mjekësor dhe theksoi rëndësinë e të jetuarit me shpresë.

'Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes,”– tha princi britanik duke shtuar;

"Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu si edhe struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka pezulluar p

Marco e Dario Zappa janë muzikantë nga Zvicra, prej vitesh të pranishëm me koncertet e tyre në Shqipëri dhe në Ballkan.

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re.

Nik Kirgios, është padyshim një nga tenistët më funny në historinë e këtij sporti tepër popullor.

Pak ditë më parë qarkulluan online disa foto të disa bisedave, ku mendohej se ishte Kejvina Kthella dhe një mashkull që i ofronte 5 mijë

Një grua 126-vjeçare është bërë personi më i vjetër në botë që ka mundur COVID-19, të paktën sipas dokumenteve zyrtare.

Khloe Kardashian postoi të premten disa foto në Instagram ku shihej me një “look” të ri.

Aktorja e njohur Marjana Kondi rrëfeu së fundmi pengun e saj më të madh në jetë. Ajo ka treguar se peng i ka mbetur fakti që përveç vajzë

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.