Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bërë të ditur gjatë intervistës me Oprah Winfrey, se djali i tyre Archie do të bëhet me një motër.

“Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë? Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë”,- u shpreh Harry.

Gjatë kësaj interviste, Meghan dha një deklaratë tronditëse ku u shpreh se familja mbretërore nuk kishte dashur që djali i saj të ishte një princ.

Sipas saj, ata ishin të shqetësuar se sa lëkurë të errët do të kishte Archie.