Princ Harry dhe Meghan nuk i bashkohen familjes mbretërore për Krishtlindje

13/11/2019 - 13:04

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të thyejnë traditën disavjeçarë të familjes mbretërore, duke mos u bërë pjesë e festimeve të Krishtlindjes në Sandringham. Lajmi është publikuar në mediat britanike, ndërsa çifti thuhet se ka vendosur të festojë në mënyrë më private.

Kjo është Krishtlindja e parë e djalit të tyre 6-muajsh, Archie, ndaj Meghan dhe Harry mendohet se mund të qëndrojnë  në shtëpi në Windsor ose mund të udhëtojnë për të festuar me nënën e 38-vjeçares, Doria Ragland.

Biografi i familjes mbretërore, Ingrid Seward u shpreh se: "Është e trishtueshme që Princi dhe Meghan nuk duan t'i bashkohen familjes. Mbretëresha mund të jetë pak e lënduar por ajo është shumë e hijshme për ta lënë të kuptohet këtë."

Harry gjithmonë i ka kaluar Krishtlindjet në shtëpinë e Mbretëreshës në Norfolk, përveçse në vitin 2012 kur ishte në Afganistan. Ndërkohë, pas fejesës në vitin 2017, që kur Meghan u bë anëtare e Familjes Mbretërore, edhe ajo është bashkuar me Harry për festimet në Sandringham Estate.

Një burim pranë familjes mbretërore i tha gazetës "The Sun" se çifti po diskuton madje për një pushim prej gjashtë javësh nga angazhimet mbretërore, pas ceremonisë në "Royal Albert Hall" që u mbajt të dielën, por pa shpjeguar arsyet e këtyre vendimeve.

Thashethemet thonë se ndoshta kjo situatë është krijuar pas mosmarrëveshjeve mes kunatave, Meghan Markle dhe Kate Midleton.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas astrologjisë, meshkujt që i përkasin shenjës së Demit, dinë të duan një person përgjatë gjithë jetës.

Këngëtari Maluma është fotografuar nga paparacët gjatë ditës së djeshme me një vajzë të panjohur për publikun, me të cilën po drekonte në

Një qytet kinez ndërtoi një urë rreth një shtëpie të vogël pasi pronari ka refuzuar t’ia shesë shtetit për dekada. 

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka nisur pushimet në Turqi. Ai është fotografuar në një prej restoranteve më të famshëm

Ish-opinionisti i Big Brother është infektuar me koronavirus.

Për vite me radhë ishte ndër protagonistët më spektakolarë të Serisë A, tani Alvaro Recoba nis një aventurë krejt të re, shumë larg nga b

Një 18-vjeçar nga Amerika ka vrarë fqinjin e tij, vetëm për të realizuar një video për “TikTok”.

Deputetja e opozitës parlamentare Edlira Hyseni ka hequr kostumin zyrtar dhe ka nisur pushimet.

Ditët e nxehta të gushtit, aktori i njohur, Gentian Zenelaj po i kalon me familjen e tij.

Përhapja e koronavirusit e ka vendosur parkun më të madh të krokodilit të Indisë nën kërcënim.