Djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeth, princi Andrew i Britanisë së Madhe do të tërhiqet së shpejti nga të gjitha postet publike.

Vendimi i tij erdhi pas dyshimeve për përfshirjen në aferat e miliarderit Jeffrey Epstein, i cili vrau veten në gusht.

“Nuk e kam mbështetur ndonjëherë Epstein. S’kam lidhje me festat e tij dhe dua t’i nënshtrohem çdo hetimi,”- mësohet të ketë thënë ai.

Epstein ndodhej në paraburgim në pritje të nisjes së procesit gjyqësor me akuzat e trafikimit për prostitucion të minorenëve.

Disa prej viktimave të trafikut kishin dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se Epstein i kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me Princin Andrew.

Andrew nuk e ka mohuar miqësinë me Epstein, por ka mohuar kategorikisht aferat e dyshuara seksuale.