Meghan Markle dhe princi Harry sot festojnë njëvjetorin e martesës. Çifti mbretëror ka publikuar disa fotografi nga dasma madhështore.

Seti i fotografive fillon me një fotografi të mahnitshme bardhë e zi të Meghan dhe Harry brenda kështjellës Windor.

Në fund të këtij postimi në Instagram, çifti mbretëror ka falënderuar fansat për dashurinë dhe mbështetjen.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që na ofruat. Këtë ditë e keni bërë edhe më domethënëse”, thuhet në mesazhin e Dukës dhe Dukeshës.

Para dy javësh Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të parë. Ata kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Archie Harrison.