Në një ceremoni martese si ajo e princeshë Eugenies, sigurisht që një rëndësi të veçantë marrin damat. Meshkujt mbeten gjithmonë në hije.

Mirëpo, gjatë ceremonisë së martesës së princeshës u vu re një detaj në këpucët e princit Harry.

E para, ai i kishte veshur edhe më parë ato këpucë, por detaji tjetër nuk është i zakonshëm për familjen mbretërore.

Këpucët e princit Harry ishin paksa të shkatërruara dhe kishin një vrimë të vogël në pjesën e poshtme të tyre. Çfarë ka ndodhur me këto këpucë?

Princi ka nevojë t'i çojë këto këpucë tek këpucëtari, ose të blejë një palë të reja.

Gjithsesi, kjo gjë tregon sërish sa njeri i thjeshtë është princi Harry edhe pse ka një pasuri marramendëse.