Në 17 vjet së bashku (përfshirë këtu 8 fejesë dhe 9 martesë) Kate Middleton dhe Princi William kanë shkëmbyer më mijëra dhurata. Por është një në veçanti që i ka mbetur në mendje trashëgimtarit të ardhshem të fronit britanik.

Princi William ka zbuluar dhuratën me të çuditshme që i ka bërë bashkëshortes së tij Kate.

I ftuar në emisionin e Peter Crouch, trashëgimtari i fronit mbetëror britanik u shpreh se para tre vitesh ai i dhuroi Kate një palë dylbi, për arsye që ende sot nuk di t’i shpjegojë.

“Para tre vitesh, i dhurova gruas time një palë dylbi, dhe ajo ende sot ma përmend. Kur i nxorra nga paketimi mundohesha të bindja veten që janë të lezetshme. ‘Shiko’; i thoja Kate me to mund të shohësh shumë larg”; tregoi me humor William për dhuratën më të keqe që i ka bërë ndonjëherë gruas së tij.