Ngjarjet shokuese me dhunë e përdhunime brenda familjes gjithnjë janë të rënda për opinionin publik, por rasti i fundit që vjen nga Rusia Perëndimore është me përmasa të tmerrshme e të padëgjuara më parë.

Një çift rus është akuzuar për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare ndërsa nëna e vajzës ka përdorur një “penis artificial” për të kryer aktet e turpshme mbi të bijën. Prindërit nga Volvogradi, thuhet se kanë deklaruar në polici se donin ta trajnonin vajzën e tyre të mitur me jetën si e rritur.

Më mirë ne, se sa disa maniakë”, i ka thënë nëna e fëmijës policisë, raporton “The Sun”. Vajza thuhet se u përdhunua çdo ditë nga babai i saj dhe shpesh me nënën në të njëjtën shtrat, nga dhjetori 2016 deri në marsin e 2017-s. Nxënësja u ka folur hetuesve rreth abuzimeve seksuale që ajo ka vuajtur.

Mbi nënën rëndon edhe akuza e torturimit të fëmijës me një “penis artificial”. Të dy prindërit rrezikojnë 20 vjet burg.