Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, vendosi një video për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’, nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren.

Por profesori gaboi: kamera kapi gjithçka dhe të gjithë studentët e panë atë gjatë momenteve intime.

Sipas medieve italiane, ngjarja sa e pazakontë, aq edhe komike, ka ndodhur para Krishtlindjeve. Incidenti iu raportua menjëherë drejtorit të Akademisë së Arteve të Bukura, Luca Cesari, i cili thirri profesorin për shpjegime. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen dhe shkroi një letër ku iu kërkonte falje studentëve.