Projekti i së nesërmes, jahti luksoz që bëhet nëndetëse

13/12/2019 - 21:56

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore. I ëndërruar nga arkitektja italiane Elena Nappi, mjeti hibrid mund të lundrojë në sipërfaqen e detit dhe mund të zhytet nën ujë.

I njohur si Carapace, ai zhytet në një thellësi prej 300 metrash dhe të qëndrojë deri në 10 ditë, duke ofruar pamje të mahnitshme të jetës marine.

Nappi, që doli me konceptin inovativ pas vitesh kërkime dhe eksperimentime detare, thotë se ai përfaqëson një klasë të re super-jahtesh, duke mbedhur bashkë komoditetin e jahteve luksoze dhe privatësinë e zhytjes.

“Bota e nëndetëseve luksoze është një nga frontet e fundit në fushën e eksperimentimit dhe ndoshta hibridi do të jetë gjuha e të ardhmes”, thotë Nappi.

Shumë shpesh, vijon ajo, pronarët e jahteve kërkojnë zgjidhje origjinale në mënyrë që tu ofrojnë miqve dhe familjeve dicka speciale dhe sigurisht që një udhëtim nën det, i këtij lloji, është dicka e paprecedenttë në tregun e super jahteve.  Carapace ka një motor dizel dhe elektrik dhe një superstrukturë të lehtë alumini 80 metra të gjatë. Ai mund të ketë tre kuverta, me kabina VIP, spa, bar etj. Por kushdo që do të donte të shtinte në dorë këtë super jaht, duhet të presë. Për momentin, Carapace është një koncept dhe nappi parashikon që do të duhet ende kohë deri sa ai të zbresë në det.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, nëna e aktorit të njohur Sylvester Stallone.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një banesë është grabitur nga një person i armatosur.

Nezihat Stërmasi ka festuar ditën e sotme 100-vjetorin e lindjes së saj.

Një video është bërë virale në internet dhe ka shkaktuar shqetësim mes ekspertëve pasi në të shfaqen disa persona që ndjekin një grua lak

Gjatë kohës së karantinës, kur e gjithë bota u izolua nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, filmi “Contagion” i vitit 2011, pati një

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Që prej ditës së shtunë, këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina, është nën arrest pasi u kap me një armë zjarri me 23 fishekë lufta

Ajo është 54 vjeçe, por mosha për të është vetëm një numër. 

Termi “Hëna Blu” përdoret për të përshkruar dy lloje të ndryshme të hënave.

Nisja e shkollës në kushtet e pandemisë dhe nën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Covid-19 ka sjellë jo pak probleme për nxën