Kosovë, 24 mars 2014 – Pronari i një dyqani të brendshmesh ka publikuar në Youtube videon e grabitjes së dyqanit të tij. Hajdutët kanë zgjedhur një grabitje “të butë”, duke mos ushtruar aspak dhunë ndaj shitëses. Gjetja e tyre është mjaft origjinale. Ndërsa njëri prej djemve thërret shitësen jashtë dhe i tërheq vëmendjen, tjetri futet serbes-serbes në dyqan, kontrollon nëse ndodhet ndonjë njeri tjetër aty, i drejtohet kasës dhe merr xhiron ditore. Më pas, fare i patrazuar, largohet nga dyqani. Grabitja ka ndodhur ditën e premte, me datë 21 mars. Mesa duket të dy hajdutët nuk e dinin se dyqani ishte i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Pronari i dyqanit, pasi ka dorëzuar videon në polici, për të mundësuar arrestimin e hajdutëve, e ka publikuar atë edhe në internet. Të paktën të tjerët do të dinë të ruhen, që të mos bien në të njëjtin kurth të hajdutëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/