Daniel Needes, nga Uelshi, kishte dhënë me qira një shtëpi për dy vjet. Ai i tha Wales Online se shtëpia ishte në gjendje pothuaj perfekte pasi e kishte rinovuar, kur i ati ia kishte trashëguar. Por Dalieni u çudit kur qiramarrësit e tij u larguar krejt papritmas nga shtëpia pas dy vitesh.

Pasi ata u larguan, zotëria kishte shkuar për të parë gjendjen e shtëpisë. ‘Ishte krejtësisht e shkatërruar”, kështu është shprehur Needes për mediat.

Përmes fotove shihet qartë gjendja e mjerueshme e shtëpisë. Ushqime të mykura, qese dhe kuti me mbeturina ishin të hedhura kudo nëpër shtëpi. Sipas pronarit, shtëpia ka nevojë për një rregullim tërësor që të kthehet në gjendjen e mëparshme.