Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona

12/02/2019 - 19:25

Më shumë se 100 mijë klientë humbën rreth 190 milionë dollarë, pasi pronari i kompanisë kanadeze, që merrej me monedha kriptike virtuale, humbi jetën papritur dhe nuk pati mundësi të udhëzonte dikë për fjalëkalimin.

Vejusha e të ndjerit Gerald Cotten tha për Gjykatën e Lartë të Nova Skotias, në Kanada, që ajo e pranon se kompania Quadriga i detyrohet klientëve rreth 190 milionë dollarë, por ajo nuk e hap dot llogarinë e të shoqit.

Për këtë arsye, gjykata i ka dhënë kompanisë mbrojtje nga paditë e klientëve të revoltuar, për të paktën 30 ditë, me shpresën se do të gjejnë fjalëkalimin.

Laptopi që përdorte pronari i është dërguar një kompanie të specializuar, por ende nuk e ka hapur dot, pasi i ndjeri kishte përdorur sisteme shumë të forta sigurie.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumëkush e konsideron si fillimin e vërtetë të jetës por për shumë të tjerë është fillimi i një cikli të mbushur me ankth, stres dhe dep

Është publikuar titulli i filmit më të fundit të James Bond, agjentit 007.

Dëshira për tu bërë pjesë e ushtrisë, ka detyruar një 23-vjeçar të presë për herë të parë flokët e tij pas 15 vitesh.

Një grua 41-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejt sesa personat e tjerë në mbarë botën.

Ditët e fundit dukesha Meghan Marke dhe Princ Harry janë ‘sulmuar’ nga mediat dhe ndjekësit e tyre për udhëtimet me avion privat dhe push

Klodjana Haxhiaj, gazetarja e njohur në Durrës e cila ndër vite ka raportuar ngjarje nga më të ndryshme për qytetin bregdetar, sot ka dhë

Kujtimet janë si një muzë plot me gjëra të bukura, por edhe të shëmtuara, megjithatë studimet po i vënë në diskutim ato.

Shtëpia e Gary Neville është padyshim një nga më të veçantat e para ndonjëherë. Shtëpia ka formë luleje, e mimetizuar në mënyrë perfekte