Apartamentet dhe shtëpiat e vogla nuk i kufizojnë çiftet japoneze të flenë të ndarë nga njëri tjetri. Ndryshe nga kulturat e tjera, tek ta ky zakon nuk krijon probleme me intimitetin apo me marrëdhënien. Përkundrazi, ata mendojnë se kështu është më mirë për ta.

Gjëja e parë që i bën çiftet japoneze të flenë në shtretër të ndarë nga njëri tjetri është axhenda e punës. Ta zgjosh partneren nga gjumi vetëm se erdhe vonë nga puna në shtëpi apo do zgjohesh shumë herët, nuk përkthehet në orë qetësie për ta.

Po ashtu për një nënë japoneze, fjetja me fëmijën konsiderohet shumë e rëndësishme, prandaj babai duhet të vendosë nëse pranon të ndajë shtratin me ta, ose të shkojë në një dhomë tjetër.

Ndonëse shumë çifte nisin të flenë veç e veç atëherë kur mendojnë tradhetinë apo ndarjen, japonezët e shohin ndryshe. Ata e vlerësojnë mjaftueshëm gjumin dhe s’duan asnjë ndërhyrje që do të thotë: gërhitje, shkelmime, pagjumësi, etj. Për ta, kjo mënyrë jetese nënkupton paqe në çift.